Transmetuar më 20-05-2018, 09:05

Një dasmë në SHBA u kthye në arenë të vërtetë sherri në mes të rrugës, ku të shumtë ishin edhe ata që morën lëndime serioze.

Pamjet e kamerave të sigurisë filmuan momentin kur dasmorët dolën në rrugë dhe u përleshën mes tyre, ndërsa nusja me fustan të bardhë duket teksa ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Nusja nuk arriti të ndalonte sulmin agresiv ndaj vëllait të saj të ri, Corey Roberts, 28 vjeç. Ai u godit me grusht nga Daniel Morgan, 26 vjeç.

Në Gjykatë u tha se konfliktet shpërthyen mes dasmorëve dhe anëtarëve të stafit të lokalit. 20 mysafirë u përfshinë në rrëmujën e shkaktuar pas festës. /k.k/noa.al/