Transmetuar më 20-05-2018, 09:33

Një i ri 20-vjeçar ra një ditë më parë nga kanioni në “Shpellën e Pëllumbasit”.

Sot, kanë rinisur kërkimet për të rënë në gjurmët e tij, teksa deri në këto momente nuk ka asnjë të re.

Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 12:15 minuta, ndërsa në ujë ra edhe 21-vjeçari Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen e të riut.

Ndërkohë, video e mëposhtme tregon momentet e nxjerrjes së 21-vjeçarit. /k.k/noa.al/