Transmetuar më 20-05-2018, 11:01

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i është përgjigur për herë të parë akuzave të opozitës për mbledhjen e të dhënave të prindërve përmes fëmijëve në shkolla.

Ajo tha se iniciativa në fjalë u ndërmor për të ndërtuar një komunikim të ri me prindërit, përmes teknologjisë.

Banorët e Vllahinës pyetën ministren Lindita Nikolla për sqarimin e kësaj çështje.

“Çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin e kartës së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjencinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë.

Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm se çfarë ndodhi këtë javë në arsimin në Vlorë”, tha Nikolla.

Ndërkohë, opozita pretendon se kjo gjë lidhet drejtpërdrejt me një fushatë të nisur nga qeveria për të manipuluar procesin zgjedhor. /k.k/noa.al/