Transmetuar më 20-05-2018, 12:16

Pasojat e tërmeteve në jug, shtëpi të shembura dhe të dëmtuara

Kjo është situata e rëndë në disa zona në jug të vendit, të cilat u përfshinë nga një valë goditjesh sizmike mbrëmjen e kaluar.

Në fotot që përcjell Noa, duken shtëpitë e shembura, dhe të tjera që janë dëmtuar në masë.

Shumica prej tyre janë të pabanueshme, pasi rrezikojnë të shemben si pasojë e dëmtimeve në mure.

Të paktën 20 shtëpi janë shkatërruar deri në këto momente, ndërsa zona më e rrezikuar është ajo e Vërmikut në Vlorë.

Ajo e mbrëmshmja mund të konsiderohet si një situatë e pazakontë, pasi më shumë se 14 tërmete u regjistruan vetëm gjatë natë, teksa më i forti ishte me magnitudë 4.7 ballë. /k.k/noa.al/