Transmetuar më 20-05-2018, 12:37

Ekziston një dilemë e personave që agjerojnë, nëse prishet Ramazani nëse bëjnë grim.

Ndonëse myslimanët thonë se këtë gjë më së miri e di Allahu, konsensusi i përgjithshëm është se nëse nuk konsumohet, bën të përdoret.

“Të gjitha preparatet që vendosen në pjesën e jashtme të trupit, qoftë nëse absorbohen përmes lëkurës apo jo, nuk e prishin agjërimin përveç nëse gëlltiten nga personi”, thotë Shaykh Muhammad Saalih-al-Munajiid, ekspert i çështjeve islame.

Ai thotë se e njëjta gjë aplikohet edhe te sapunët dhe kremrat që përdoren për ta zbukuruar fytyrën dhe që aplikohen në sipërfaqen e lëkurës.

Në këtë muaj të shenjtë, predikuesit e fesë islame mbajnë një regjim të caktuar në ushqim, dhe janë të privuar nga disa gjëra, ndryshe nga përditshmëria e zakonshme. /k.k/noa.al/