Transmetuar më 20-05-2018, 13:50

Policia greke arrestoi një shqiptar dhe një greke të cilët u kapën me një sasi prej 1.1 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kokainë.

Operacioni policor u zhvillua në ishullin e Kretës ku shqiptari 44-vjeçar dhe grekja 32-vjeçare u kapën teksa po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike me paratë.

Nga peshimi i pakos, rezultoi se në të ndodheshin 1.1 kilogramë kokainë.

Ndërkohë, shqiptarit iu sekuestruan 40 mijë euro që i kishte me vete.

Pas kontrollit në banesë, atij iu gjetën edhe 70 mijë euro të tjera dhe 69 gramë kokainë e ndarë në 37 doza.

Sipas informacioneve, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije ishte shpërndarës në qytetin e Chanias në ishull. Ndërkohë, grekja ishte furnitorja e tij./a.m./noa.al/