Transmetuar më 20-05-2018, 15:20

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërrasë në pozitën e dëshmitarit gazetarin Jetmir Olldashi, i cili do të jetë një prej personave që do të merren në pyetje për audio-përgjimin me “dëshmitarin X”, shtetasin Albert Veliu.

Ditën e hënë në Prokurori do të paraqiten në orën 10:00 edhe zyrtarët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Enkeleid Alibeaj dhe Gazmed Bardhi të cilët publikuan materialin e përgjimit.

Me shumë interes priten përgjigjet që do japë gazetari Olldashi në Prokurori, pasi ai është personi që ka pasur në dorë i pari materialin e përgjimit.

Atij do t’i kërkohet materiali bruto nga ana e prokurorisë, verifikimi i të cilit mund të japë përgjigje për shumë pikpyetje të ngritura, në radhë të parë mbi autenticitetin e audio-përgjimit.

Po ashtu, gazetari do të pyetet se si u lidh me “dëshmitarin X”, itinerarin që ndoqën në Vlorë dhe bisedat me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj që akuzohet nga opozita për trafik droge.

Materiali bruto i përgjimit pritet t’i nënshtrohet ekspertizës nga Policia Shkencore por edhe nga vendet partnere.

Pritet të bëhet krahasimi i zërit të Agron Xhafajt dhe zërit që dëgjohet në material./a.m./noa.al/

 Audio-përgjimi, gazetari që futi në kurth vëllanë e Xhafaj del me deklaratë

“Dëshmitari X” rrëfen 5 orët në Prokurori: S’është hakmarrje ndaj Agron Xhafaj

“Dëshmitari X” përfundon dëshminë, Albert Veliu pesë orë te Krimet e Rënda

Rrëfimi i “dëshmitarit X”, Xhafaj: Sajesë dixhitale

Albert Veliu: Gjithçka kam deklaruar në video është e vërtetë

Zbulohet se kush e bëri përgjimin e Agron Xhafës