Transmetuar më 20-05-2018, 16:46

Një grua është aksidentuar një ditë më parë në Shkodër, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Urës së Bunës. Shtetasja me inicialet K.V. është përplasur nga një automjet dhe ka pësuar dëmtime të rënda.

Ndërkohë, policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës drejtuesin e mjetit tip Benz, 25-vjeçarin me inicialet A.N.

Ky shtetas është larguar nga vendngjarja pasi ka përplasur gruan e moshuar. Ai u kap më vonë nga uniformat blu.

Situata rëndohet edhe më shumë për të riun pasi përveç aksidentit që shkaktoi dhe largimit nga vendngjarja, ai ishte nën masën “arrest shtëpie” për një vepër penale.

Ai do të përballet tashmë me akuzat “largim nga vendi i aksidentit”, “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./a.m./noa.al/