Transmetuar më 20-05-2018, 19:02

Nga Spartak Ngjela

l.

Saliu dhe Basha kërkuan armatosjen e popullsisë në 26 maj, kundër ministrisë së Brendshme. Domethënë mendojnë për një grusht shteti. Po si do ta bëjnë, me persona që kanë armëmbajtje pa leje?

Amerikanët qeshin, se e dinë mirë se çfarë është një grusht shteti.

Kurse policinë ligjore e drejton sot në Shqipëri Fatmir Xhafaj dhe amerikanët.

Po a ka mundësi të mundet ushtarakisht me forca civile një shtet i NATO-s, i cili drejtohet sot nga amerikanët?

Gjithsesi duhet pranuar se të gjithë këta organizatorë i ka shqetësuar me disekuilibrim Reforma në Drejtësi, e cila do t’i shpronësojë të gjithë nga pronat e paligjshme që kanë grabitur me spekullim administrativ; do t’iu konfiskojë të gjitha shumat e parave që kanë depozituar nëpër bankat e huaja jashtë Shqipërisë, dhe do t’i dërgojë gjyqeve me akuzën e korrupsionit.

Por ky është në fakt një proces që assesi nuk mund të ndalohet.

ll.

E pra, pse do dështojë që panisur lëvizja antiamerikane e Lulzim Bashës.

E para – sepse nuk ka forca në Shqipëri të dalin kundër qëndrimit amerikan, pasi ta ketë diskredituar 26 majin Zëri i Amerikës.

E dyta- sepse shqiptarët e dinë se këto janë përpëlitjet e dëshpëruara të vjedhësve që kërkojnë të shpëtojnë gjënë e vjedhur me të vjedhurit prej tyre. Kjo është komedia e kohës.

E treta – sepse nuk kanë forcë përpara shtetit. Ku bëhen grushtet e shtetit pa kolonelë dhe ushtri!!! Prandaj çdo lloj force përpara kryeministrisë, është vetëm klithmë. Ku pyet forca amerikane nga klithmat, kur është vetë ajo që drejton sot në Shqipëri forcat e policisë speciale.

E katërta – vërtet mendojnë këta të fantaksur nga dëshpërimi i ndëshkimit se me ca lapangjozë të ardhur nga Rusia do krijojnë pushtet të ri në një vend të NATO-s?

E pesta – e mbani mend sesi dhe pse u prish çadra e Saliut një vit më parë? Ja, njëlloj do të ndodhë edhe këto ditë, sepse sigurisht që Uashingtoni do t’i kërkojë Lulzimit: "Nuk duam të shohim asnjë xham të thyer!"

Dhe e dini si do t’i përgjigjet Lulzimi Uashingtonit?

Shumë shkurt: Yes Sir!

Prandaj, është logjike që, të pesta këto arsye të cilat janë sot të vërteta apodiktike në Shqipëri, e bëjnë lëvizjen e pritshme, Berisha, të opozitës, jo vetëm një akt qesharak, por edhe një stimul që i përshpejton aplikimet e Reformës në Drejtësi.

Kurse mbrëmë, një plakë rufjane që sillej si e lojtur nga mendte, bërtiste te rruga e Saliut: "Sali, ku i ke kolonelët dhe ushtarët për 26 majin?" Dhe Saliu që ia dëgjonte zërin thoshte nga brenda shtëpisë: "kam Mulin dhe tre tullacër".

Por atypari, nëpër rrugën e Elbasanit, ishin duke ecur dy amerikanë dhe një përkthyes që iu përktheu atyre diktin e plakës.

Ata qeshën që të dy. Por, pas pak, njëri prej tyre tha:

Sali is not so clever even as this old woman. (Saliu nuk është i zgjuar as sa kjo plakë.)

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al