Transmetuar më 21-05-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë, duke dhënë një lajm të mirë për zonën e jugut.

Ai ka publikuar pamje nga aksi rrugor Kardhiq-Delvinë, i cili lidh më shpejtë Gjirokastrën me bregdetin.

Rama bën me dije se kjo rrugë shmang Qafën e Muzinës, duke vijuar nëpërmjet Nivicës.

“Me këto pamje të rrugës Kardhiq- Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon më poshtë gjeni pamjet e publikuara nga Kryeministri. /a.y/noa.al