Transmetuar më 21-05-2018, 08:25

Nëpërmjet një postimi në Twitter për ti uruar mirëseardhjen të shoqes pas shtrimit në spital prej ndërhyrjes në veshka, Presidenti amerikan Donald Trump bëri një gabim.

Ai shkroi gabim emrin e bashkëshortes duke e shkruar “Melanie”, në vend të “Melania”.

Gabimi u korrigjua pak minuta më pas, por kjo gjë nuk u shpëtoi 52 milionë ndjekësve të Presidentit amerikan.

Ata e komentuan me një sërë mënyrash këtë gabim, si neglizhencë dhe jo një sërë etiketimesh të tjera. /a.y/noa.al

Melania Trump operohet me urgjencë