Transmetuar më 21-05-2018, 08:42

Këtë të shtunë u mbajt ceremonia martesore e princit Harry të Anglisë me aktoren amerikane, Meghan Markle.

600 të pranishëm ndoqën ceremoninë në kishën St.George të kështjellës Windsor, ku nusja u shfaq me një thjeshtësi dhe finesë të admirueshme.

Sakaq Harry, nuk i shpëtoi kostumit mbretëror, ku u shfaq i emocionuar teksa priti të shoqen në altar.

Ata thanë “po” dhe tashmë janë burrë e grua, ndërkohë që gjithë çfarë mbeti pas nga dasma e vitit, janë kujtimet nëpërmjet videove dhe fotografive.

Në galerinë bashkëngjitur gjeni atë që mund të quhet fare mirë, albumi i dasmës së Meghan dhe Harry. /a.y/noa.al

Ata thanë “Po”! Princi Harry dhe Meghan Markle janë burrë dhe grua