Transmetuar më 21-05-2018, 09:10

Dasma e së shtunës mes princit Harry të Anglisë me aktoren amerikane Meghan Markle, bëri bujë në të gjithë botën.

Por krahas nuses dhe dhëndrit të cilët ishin protagonistët e ditës, nmjë vëmendje të madhe tërhoqën edhe mysafirët.

Por mes tyre ra në sy Lady Kitty Spencer, vajza e vëllait të princeshës së ndjerë Diana, Charles, e veshur me një fustan jeshil me lule dhe me flokët e mbledhura me finesë.

Ishte pikërisht freskia dhe ëmbëlsia e saj ajo që tërhoqi vëmendjen e fotografëve, të cilët e fokusuan gjerësisht.

Pamjet e saj po bëjnë xhiron e botës, duke u cilësuar si princesha e vërtetë e ditës së dasmës. /a.y/noa.al