Transmetuar më 21-05-2018, 10:04

Prej disa ditësh në jugun e Shqipërisë janë regjistruar lëkundje toke të shpeshta.

Në zonën e Tepelenës, Vlorës dhe Dhermiut tërmetet kanë qenë intensive aq sa i kanë detyruar banorët të braktisin shtëpitë nga frika e shembejeve.

Banorët e fshatit Bashaj janë shprehur se gjatë orëve të mbrëmjes janë ndjerë tre lëkundje të tjera, ndërsa kanë vijuar edhe gjatë orëve të para të mëngjesit.

Lëkundjet janë ndjerë në disa fshatra, si në Matogji, Bashaj, Vërmik, etj.

Për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa banorët janë shprehur se muret e shtëpive janë dëmtuar tej mase./m.sh/noa.al/