Transmetuar më 21-05-2018, 10:39

Ditën e djeshme u luajt në "San Siro" ndeshja e fundit e kampionatit italian mes Milanit dhe Fiorentinës.

Kuq e zinjtë shpartalluan "violët" me rezultatin 5 – 1 duke siguruar kalimin në Europa League.

Por para takimit ndodhi edhe një episod mjaft i veçantë në shkallët e “San Siros”.

Një djalë kishte bërë një organizim madhështor duke i propozuar të dashurës për martesë.

Ndërsa lojtarët ishin në fushë për të bërë nxehjen, në një nga sektorët milanistë është shfaqur një parullë me mbishkrimin: “Do të martohesh me mua”? me shumë zemra, propozimin për martesë dhe unazën e pashmangshme, përveç koreve të miqve të vajzës së re.

Skena nuk kaloi pa u vënë re, aq sa çifti i ardhshëm ka marrë duartrokitje nga të pranishmit dhe nga disa futbollistë që ishin në fushë.

Ndërsa përpos banerolës të hapur në shkallët e stadiumit, propozimi u pasqyrua edhe në monitorët e stadiumit./m.sh/noa.al/