Transmetuar më 21-05-2018, 10:43

Një roje i tmerruar ka filmuar me telefonin e tij celular atë që e konsideron se është një fantazmë. Roja i turnit të natës ka dëgjuar disa zhurma në stadium që vinin nga dhomat e zhveshjes.

Në videon e frikshme, Raul Arguello shihet teksa ecën në ambientet e stadiumit në Argjentinë.

Ai vë re se dera e dhomës së zhveshjes po përplasej krejt papritur. 32-vjeçari guxon dhe e hap derën, ndërsa futet brenda dhomës.

Aty zbulon se në dhomë nuk ndodhej askush, pavarësisht se dera po përplasej vazhdimisht. Kamera e telefonit, në një moment kap diçka të dyshimtë. Një hije kalon përmes stolave dhe më pas zhduket përmes murit.

Në atë moment, Arguello tregoi se është ndjerë i frikësuar për vdekje. /d.xh/a.y/noa.al