Transmetuar më 21-05-2018, 13:21

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Eli Fara feston ditëlindjen. Vitet duket sikur kanë ndalur për të, pavarësisht se e bija po shkon rreth 30 vjeçe.

Por Marina i ka bërë një urim vërtetë të ndjerë nënës së saj, në ditën e saj të lindjes.

Vajza seksi e këngëtares, thotë se kur numëron gjërat e çmuara që ka në jetë, të ëmën e numëron dy herë.

Ajo e quan Elin mbretëreshë dhe si vendin më të sigurtë për të.

“Në një ditë si sot lindi nëna më e mirë në botë. Të uron motra të bëhesh 100 vjet. Jeta ime ka nisur duke hapur sytë dhe duke dashuruar fytyrën tende, kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Zemra jote është vendi më i sigurtë për mua, ti je mbretëresha ime. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë dashurinë që kam për ty. Të dua. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Marina. /a.y/noa.al