Transmetuar më 21-05-2018, 14:20

Një tjetër arsye se pse seksi bën mirë, ka të bëjë me përmirësimin e kujtesës afatshkurtër, tek personat e moshës së mesme.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim australian i Universitetit të Wollongong, i publikuar në revistën shkencore ‘Archives of Sexual Behavior’.

Por sipas studiuesve, efekti pozitiv është i përkohshëm, ndaj aktiviteti seksual duhet praktikuar më shpesh.

Studimi mbajti në vëzhgim 6016 persona me moshë mbi 50 vjeç, të cilët plotësuan një test për kujtesën episodike si dhe iu përgjigjën disa pyetjeve lidhur me shëndetin, aktivitetin seksual dhe gjendjen emocionale.

Dy vite më vonë atyre iu kërkua sërish që të përsërisnin ushtrimin e memories episodike. Nga rezultatet e analizave doli se, duke marrë parasysh se sa pjesëmarrësit putheshin, prekeshin apo bënin seks me partnerin, në periudhë të shkurtër memoria a tyre ishte përmirësuar, veçse efektet nuk zgjasnin gjatë, shkruan noa.al.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se ky studim, sugjeron se seksi përmirëson memorien duke stimuluar rritjen e neuroneve në hipotalamus, një zonë e trurit e cila aktivizohet kur praktikohet një aktivitet i memories episodike. /a.y/noa.al