Transmetuar më 21-05-2018, 18:42

Një grua e re nga India nuk e ka provuar asnjëherë ndjesinë e të veshurit një palë taka, ashtu si shoqet e saj.

Kjo pasi i ka këmbët shumë të mëdha, për shkak të një infeksioni parazitar.

Tawheeda Jan, 21-vjeçe, vuan nga "elefantizmi", një infeksion parazitar i cili ka bërë këmbët e saj të fryhet kaq shumë.

Por pas viteve të trajtimit të pasuksesshëm, zonja Jan ende vuan nga gjendja dhe thotë se dëshira e saj e vetme është të jetë në gjendje të veshë këpucë si miqtë e saj.

Nga një fshat i largët i quajtur Soi-Pathri, në rajonin e Kashmirit të Indisë,  Jan duhet të qëndrojë brenda gjatë dimrit, për shkak se bie dëborë.

"Jeta ime më është privuar nga gëzimi i veshjes së këpucëve. Unë kam ecur vetëm zbathur, pavarësisht nëse është dimër apo verë. Këmbët e mia janë shumë të mëdha për t’u përshtatur në ndonjë pantofël apo sandale", shprehet e dëshpëruar. /k.k/noa.al/