Transmetuar më 21-05-2018, 18:49

Trajneri i Argjentinës ka publikuar listën me 23 të grumbulluarit për Botërorin “Rusi 2018”.

Mes të grumbulluarve, bie në sy mungesa e yllit të Interit Mauro Icardi i cili nuk është përzgjedhur nga trajneri Jorge Sampaoli.

Ndërkohë janë pjesë e listës dy sulmuesit e Juventusit Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, dhe sigurisht Messi e Aguero.

Pavarësisht se Icardi ishte golashënuesi i Serisë A dhe lojtari kryesor që çoi Interin në zonën e Champions, duket se trajneri nuk i preferon cilësitë i lojtarit zikaltër. 

Ekipi i Argjentinës për në Rusi:

Portierë: Romero, Caballero, Armani.

Mbrojtës: Mercado, Ansaldi, Otamendi, Fazio, Rojo, Tagliafico, Mascherano, Acuna, Salvio.

Mesfushorë: Biglia, Banega, Lo Celso, Lanzini, Di Maria, Meza.

Sulmues: Messi, Dybala, Aguero, Higuain, Pavon./a.m./noa.al/