Transmetuar më 21-05-2018, 23:35

E ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ka qenë dhe këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga e shoqëruar dhe nga djali i saj Fernando.

Çili një nga femrat më të bukura të ekranit, ka folur për jetën e saj në skenë si dhe ka ndarë dhe detaje nga jeta e saj private.

"A do të martohesh mi goc se mbete beqare", – e ka pyetur një prej fëmijëve.

"Unë e kam një burrë të vogël që quhet Fernando", – ka thënë Çiljeta për djalin e saj.

Me anë të Alketës Fernando pyeti mamain e tij Çiljetën nëse do të bënte një bebe tjetër.

Fernando ka kërkuar një vëlla të vogël.

"Me kësmet", – ka thënë Çiljeta duke mos mohuar dëshirën për të shtuar familjen me një fëmijë të dytë.