Transmetuar më 22-05-2018, 09:40

Një orë më shumë gjumë, përmirëson shëndetin mendor, duke ofruar një ditë me humor të lirë, larg depresionit dhe ankthit.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim amerikan bazuar në 21 mijë persona, i publikuar në revistën “Neurology, Psychiatry and Brain Research”, i drejtuar nga e Collins Ordiah, i Georgia Southern University.

Ekspertët i nënshtruan pjesëmarrësit në studim ndaj pyetësorëve, për të studiuar humorin e tyre dhe regjimin e gjumit.

Studimi zbuloi një lidhje të ngushtë mes cilësisë së gjumit dhe shëndetit mendor. Rezultoi se edhe një orë më tepër gjumë në ditë, çon në përmirësimin e humorit dhe redukton simptomat depresive dhe ankthin, shkruan noa.al.

Ndërkohë nga një orë më pak gjumë natën, shtohej me 60-80% rreziku për të manifestuar simptoma depresive dhe ankth. /a.y/noa.al