Transmetuar më 22-05-2018, 10:00

Javën e kaluar portieri legjendari i Juventusit dhe Italisë, Luigi Buffon u largua nga fusha mes lotësh pasi ishte ndeshja e fundit në Seria A.

Por edhe pse një ndër portierët më të mirë të Italisë dhe jo vetëm u shpreh se kjo ishte ndeshja e fundit në futbollin e luajtur dhe se do të varte "këpucët në gozhdë", mediat zbulojnë një fakt tejet interesant.

Sipas “Sportmediaset”, Bufon është gati të nisë një aventurë në kryeqytetin francez duke nënshkruar kontratën 2 vjeçare me PSG-në.

Agjenti i tij dhe drejtuesit e PSG-së kanë pasur kontakte intensive dhe pritet që ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje. Zyrtarizimi është shumë pranë dhe ndoshta mund të bëhet nesër ose të enjten.

Mediat italine mësojne se ai do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me pagë vjetore 4 milionë euro në vit.

“Kam nevojë për kohë që të vendos me qetësi. Jam 40 vjeç dhe duhet të marrë vendimet e duhura, jo mbi aspektin emocional, por me racionalitet”, tha Bufon pas ndeshjes së fudnut me Juventus.

Por mediat në Itali tashmë e bëjnë fakt të kryer se ai do të mbrojë portën e francezëve të PSG dhe nga pronarët i është ofruar të jetë imazhi i botërorit "Katar 2022"/m.sh/noa.al/