Transmetuar më 22-05-2018, 10:12

Mund të bëhet nëna më e vjetër në botë dhe bëhet fjalë për Maria De La Luz, një meksikane 70-vjeçare e cila tregon me krenari ekografinë e fëmijës së tetë që pritet të vijë në jetë.

Gruaja shpjegon se nuk i është nënshtruar asnjë terapi fertiliteti, por se pavarësisht kësaj është shtatzënë dhe ndodhet në muajin e gjashtë.

De La Luz është katër vjeçe më e madhe se Maria del Carmen Bousada de Lara, gruaja e cila mban aktualisht rekordin si nëna më e vjetër në botë, e cila solli në jetë dy fëmijë në moshën 66-vjeçare.

“Më thanë se është vajzë”, tha gruaja për mediat vendase duke folur nga shtëpia e saj në Mazatlan, në shtetin meksikan të Sinaloa, shkruan noa.al.

Gruaja tregon si nisi të dyshojë, duke thënë se, “Më dhembnin këmbët, villja dhe kisha marrje mendsh. Në klinikën private ku bëra ultratingujt, mjekët nuk po ju besonin syve”.

Por ky lajm ka mërzitur disi fëmijët e tjerë, të shqetësuar për shëndetin e saj. Gruaja ka lënë një takim me gjinekologun më 18 korrik, kur do të vendoset nëse do i nënshtrohet një operacioni për sjelljen në jetë të vajzës. /a.y/noa.al