Transmetuar më 22-05-2018, 11:06

Gemma Carlile, një 25-vjeçare angleze nga Newcastle, ishte në javën e 16 të shtatzënisë, kur u prek nga sindroma e faqes së skuqur, në kopshtin e fëmijëve ku punonte.

Me zemër të copëtuar ajo dëshiron që të gjitha femrat shtatzënë të jenë të vetëdijshme për rrezikun e këtij virusi vdekjeprurës që i vrau fëmijën.

Mjekët e siguruan qysh pas zbulimit të rasteve të para në shkollë, se ishte auto-imune. Virusi është i zakonshëm mes fëmijëve dhe siç e sugjeron edhe emri, shkakton skuqje të faqeve.

Normalisht zbehet më tej, por mund të jetë shumë i rrezikshëm për femrat shtatzënë.

“Kur isha 18-javëshe, fëmija im kishte nisur të tregonte shenja anemia për shkak të virusit”, tregon nëna për ‘Mirror’.

Gemma, 25 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Terry, 26 vjeç, treguan se fëmija i tyre duhet të pësonte transfuzione gjaku qysh në barkun e nënës.

“Kjo gjë ishte programuar dy ditë pasi ai vdiq, por ndoshta do e humbnim gjithsesi. Dhimbja dhe dashuria që ndjej për fëmijën tim, nuk kanë të krahasuar”, tregon ajo. /a.y/noa.al