Transmetuar më 22-05-2018, 11:09

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç njihet për temparamentin e tij të "vrazhdë" dhe këtë gje e ka treguar jo vetëm në konferencat për shtyp, por edhe në fushën e lojës.

"Bëma" e radhës e Ibrës vjen nga kampionati amerikan i futbollit, aty ku po aktivizohet prej disa muajsh, pas largimit nga Manchester United.

Ai u përjashtua nga loja gjatë fitores së skuadrës së tij La Galaxy kundër Montreal Impact të hënën mbrëma.

Sulmuesi suedez goditi kundërshtarin me shpullë pasi ai e shkeli me këmbë.

Michael Petrasso e shkeli në këmbë sulmuesin suedez në minutën e 40-të të ndeshjes, ndërsa ai ia ktheu duke e qëlluar me shpullë në fytyrë.

Të dy lojtarët u rrëzuan për toke më pas, duke u shtirur se ishin lënduar. I pasigurt me atë që kishte ndodhur, gjyqtari i ndeshjes u konsultua me VAR.

Pasi pa pamjet e përsëritura të incidentit, ai i tregoi kartonin e kuq Ibrahimoviçit, ndërsa pritet që gjigandi i sulmit të marrë edhe një dënim më të ashpër nga Komisioni i Disiplinës./m.sh/noa.al/