Transmetuar më 22-05-2018, 13:58

Një episod zbavitës është shënuar në fushën e futbollit të ‘Thrive Physiotherapy FC’, skuadër angleze në Guernsey, ishull britanik.

Rreth 180 lopë mësynë në fushë, teksa po mbahej ndeshja lokale kundër Centrals.

Kjo bëri që arbitri të ndërpriste përkohësisht ndeshjen mes dy skuadrave.

Ishin vetë lojtarët e të dy skuadrave, së bashku me spektatorët, të cilët u angazhuan për të dëbuar kafshët nga fusha.

Pamjet që gjeni në videon më poshtë, të filmuara këtë fundjave, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. /a.y/noa.al