Transmetuar më 22-05-2018, 14:24

Heqja e këpucëve sapo hyhet në shtëpi dhe ecja në dysheme ose në parket, ndihmon për të qenë më të dobët dhe parandalon akumulimin e substancave kimike në ambient, të cilat ndërhyjnë me hormonet dhe promovojnë akumulimin e yndyrës në trup.

Është kjo ajo që sugjeron një studim i prezantuar në kongresin e shoqërisë evropiane të endokrinologjisë e mbajtur fundjavën e lënë pas në Barcelonë të Spanjës.

Studiuesit e Universiteteve portugeze të Aveiro dhe Beira, zhvilluan një sërë studimesh lidhur me substancat kimike obezogjene, për të kuptuar se në cilin ambient personat preken më shumë prej tyre.

Nga ekzaminimet e kryera rezultoi se ndotja më e madhe vinte nga ushqimet, pluhuri i shtëpisë, produktet kimike për pastrimin e shtëpisë dhe ato kozmetike, shkruan noa.al.

Pikë së pari këshillohet zgjedhja e ushqimeve të freskëta, biologjike dhe pa pesticide si dhe të reduktohen produktet kimike që përdoren për pastrim në shtëpi.

Ndër të tjera këshillohet që në kuzhinë të përdoren enë qelqi dhe jo plastike. /a.y/noa.al