Transmetuar më 22-05-2018, 16:44

Një vajzë 16-vjeçare, e cila punonte si shërbëtore në Indi është therur nga shefi i saj.

Akti i tmerrshëm ndodhi pasi adoleshentja i kërkoi punëmarrësit ta paguante për punën e saj.

Soni Kumari ishte punësuar nëpërmjet një agjencie shërbyesesh në Nju Delhi, për më shumë se një vit, dhe paga e saj mujore i ishte marrë nga personi që drejtonte agjencinë.

Kur ajo i kërkoi shefit që t’i jepte paratë që i detyrohej, Manjeet Singh Karketa, e mbyti dhe e preu trupin e saj në copa.

Policia lokale tha se 30-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë të tij drejtonin agjencinë që punësonte vajza adoleshente dhe gra të reja nga familje të varfra në zonat rurale për të punuar si shërbëtore në shtëpitë në Nju Delhi.

Karketa dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin ofruar punë Kumarit tre vite më parë kur ajo qëndronte në fshatin e tij Jharkhand.

Karketa i kishte kërkuar 16-vjeçares që të shkonte në shtëpinë e tij për të diskutuar çështjen, por kur ajo nuk pranoi të tërhiqej nga vendimi, ai e mbyti.

Së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, ai e preu trupin e saj në tri pjesë dhe i hodhi në një pusetë. /k.k/noa.al/