Transmetuar më 22-05-2018, 18:37

Ajo njihet si rrënja e syve apo rrënja e artë. Dhe në fakt me efektet që jep është vërtetë e artë.

Është një bimë që rritet në zona e klima të ndryshme, madje edhe në dimër.

Nga shtrydhja e rrënjëve dhe gjetheve të kësaj bime, përftohet një lëng me veti mjaft të mira kuruese.

Lëngu ngjyrë portokalli, mund të përdoret për një sërë problemesh shëndetësore. Ai ka veti të pastrojë fshikëzën e mëlçinë si dhe të ndikojë për mirë te rruazat e kuqe të gjakut.

Lëngu i rrënjës së artë jep efekte mjaft të mira edhe për trajtimin e hemorroideve, për dhimbjet e veshit si dhe ndihmon në heqjen e lythave.

Në morinë e efekteve pozitive të saj shtohen edhe efektet tepër pozitive kundër çisteve në vezore.

Por si ta përgatisni çajin? fare thjeshtë. Mjafton një lugë e tharë e bimës, të përzihet në çerek litri ujë. Lëren për 15 minuta dhe pastaj mund ta konsumoni./a.m./noa.al/