Transmetuar më 22-05-2018, 21:08

Një vajzë 18-vjeçare nga Telfordi në Britaninë e Madhe po lufton me vdekjen. Madje ajo ka dalë ta mposhtë dy herë. Po, po!

Duket si çudi por është e vërtetë. Whitney Martin, një kamariere u rikthye dy herë në jetë pasi asaj i pushoi zemra. Nga mjekët kjo gjë është cilësuar një mrekulli.

Tashmë ajo mbahet në jetë nga një aparaturë pasi gjendja e saj është mjaft e rëndë si pasojë e problemeve me zemrën dhe helmimit të gjakut.

Por shpresat janë të shumta. Në fillim ajo mbahej me dy aparatura. Pasi njëra u hoq vajza është ende në jetë dhe po tregohet luftëtare.

Nëna e saj Suzanne Burford po i qëndron vajzës te koka. “Po përjetojmë një makth të vërtetë. Situata më e vështirë për një nënë”, thotë ajo.

Nëna tregoi se vajza ka qenë e shëndetshme. Papritur, të premten asaj iu rrit presioni i gjakut dhe po ashtu kishte temperaturë të lartë.

“E kuptova se duhet ta çoja në spital”, vijon nëna rrëfimin por mjekët donin ta transferonin në një spital më të specializuar pasi mendonin se për vajzën kishte ardhur fundi.

“Zemra e saj u ndal dy herë. Ajo vdiq dy herë në sallën e operimit. Por ata bënë një punë të pabesueshme”, tha nëna e 18-vjeçares.

Helmimi i gjakut është një ndërlikim i rrallë që vjen nga infeksionet dhe çon në dëmtimin e organeve e shpesh herë sjell pasoja fatale për jetën./a.m./noa.al/