Transmetuar më 22-05-2018, 23:15

Tifozët gjithmonë janë të gatshëm të bëjnë çmendurira për ekipin e tyre të zemrës. Kësaj radhe çmenduria vjen nga Anglia.

Një nga tifozët e Birmigamit ka bërë tatuazhin ndoshta më të veçantë në botë. Trajneri Geri Monk arriti të mbijetonte në Ligën e dytë angleze me skuadrën e tij.

Tifozi Kevin Tomlsinon ka bërë premtimin se në rast se diçka e tillë ndodhte, atëherë ai do të bënte tatuazh trajnerin e skuadrës.

Birmigham arriti të mbijetonte pas fitores 3-1 me Fulhem dhe tifozi e mbajti premtimin. Ai bëri tatuazh në prapanicë trajnerin Monk.

Trajneri është shprehur se i vjen mirë që tifozi e mbajti premtimi por duhet të mendohet mirë herë tjetër përpara se të flasë.