Transmetuar më 23-05-2018, 08:18

Operatori i Sistemit të Transmetimit bën me dije se gjatë ditës së sotme, e mërkurë, do të kryejë punime të për rehabilitimit e nënstacionit Laç 2, të programuara më herët.

Ndërhyrja në këtë nënstacion do të kërkojë stakimin e linjave elektrike nga ora 08:00 deri në 16:00.

Zonat e mbetura pa energji elektrike janë:

Pompat e Ujësjellësit Fushë Kuqe, Fushë Kuqe Qendër, Kisha-Gurrëz, Patok, Gryk Lumi, Barbullojë, Gajush, Shenkoll, Tale, fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gernac, Gallatë.

Gjithashtu edhe lagjet 6 dhe 4 në Laç, fshatrat Milot, Mali i Bardhë, Shete, Skuraj, Mal dhe Fushë Milot, Shullaz Kodër dhe Fushë. /a.y/noa.al