Transmetuar më 23-05-2018, 08:30

Ndërsa princi Harry mbante një fjalim në nder të të atit, princit Charles, Meghan Markle nuk e mbajti dot të qeshurën, teksa një bletë e bezdiste atë, duke i ndërprerë disa herë fjalën.

Ata u shfaqën këtë të martë me rastin e ditëlindjes së 70-të të princit Charles të Anglisë.

Në këtë aktivitet Meghan u shfaq mjaft elegante me fustan të gjatë të bardhë me mëngë transparente dhe me kapele në kokë.

Ndërkohë ajo u pa gjatë gjithë kohës e buzëqeshur duke bërë shaka me vjehrrin Charles dhe bashkëshorten e tij Vamilla.

Tashmë pritet që çifti të niset për muaj mjalti në Afrikë dhe më konkretisht në Namibia. /a.y/noa.al