Transmetuar më 23-05-2018, 09:10

Prindërit e një foshnje një vjeçe e gjysmë, të cilët i kanë vënë vogëlushes emrin Blu, u thirrën në Prokurorinë e Milanos në Itali, duke i kërkuar që të ndryshojnë emrin e të voglës.

Prindërit reaguan duke u shprehur të vendosur duke thënë se do të shkojnë në gjykatë dhe do të jetë ajo që do të vendosë për emrin e vajzës, edhe pas argumentit të organit hetimor se emri Blu, nuk përkon me gjininë e vajzës.

Në dokumentin e prokurorisë milaneze, drejtuar prindërve thuhet: “Duke qenë se bëhet fjalë për një emër modern të lidhur me termin anglez Blue, ose thënë ndryshe ngjyra blu, ky emër nuk përkon me gjininë femërore të aktit të lindjes. Kështu që duhet vendosur një emër femre”.

Babai i vogëlushes, i cili quhet Luca, thotë se nëse brenda së enjtes së nesërme, prokuroria nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj, atëherë do të jetë gjykata ajo që do të vendosë, shkruan noa.al.

Prindërit, duke përdorur të dhënat e ISTAT (Instituti Italian i Statistikave), thonë se në Itali në vitin 2016, kanë lindur gjashtë fëmijë të cilët mbajnë emrin Blu. /a.y/noa.al/