Transmetuar më 23-05-2018, 12:08

Ngjan si një film për fëmijë, por është realitet. Një dhelpër dhe një lepur kanë zhvilluar një takim të këndshëm në fushë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë në natyrën e egër, në Britaninë e Madhe.

Lynne Newton ishte në Steart Marshes WWT Nature Reserve, Somerset, kur pa diçka të çuditshme. Ajo vuri re se një dhelpër kishte zënë miqësi me një lepur.

Newton, tha se ishte ndjerë jashtëzakonisht mirë kur kishte parë që në një fushë të hapur të takohej një dhelpër me një lepur.  

“Unë isha duke parë bukuritë e natyrës, kur pashë këtë skenë të çuditshme dhe të bukur. Në fillim mendova se ishin dy lepuj, por se më tej pashë se ishte dhelpër dhe u mrekullova”, u shpreh ajo.

Zonja shtoi se pamja ishte fantastike. Ajo tha se ka shumë fotografi të dhelprave, por se kjo ishte e pabesueshme. /d.xh/noa.al