Transmetuar më 23-05-2018, 12:48

Në Kinë, peshkatarët kanë mundur të kapin një peshk gjigant që peshon rreth 500 kilogramë dhe që ka një vjetërsi prej rreth 100 vitesh.

Peshkatarët në veriun e shtetit kinez deklaruan për mediat vendase, se kanë kapur peshkun më të madh në dekadën e fundit. Peshku u peshkua në ujërat e lumit Amur.

Ky peshk i është shitur një lokali aty pranë për mbi 25 mijë dollarë.

Zoti Ma doli në peshkim me peshkatarë të tjerë pranë zonës së Tongjiang, të provincës lindore Heilongjiang, një qytet në kufi në Rusi më 19 maj.

Ata mundën që të kapin në rrjetë peshkun gjigant përgjatë ujërave në bregun e Tongjiang.

Ma iu tha medieve se paratë që ka siguruar nga shitja e peshkut janë të barabarta me pagat që merr për dy vjet, shkruan noa.al.

Li Guofang, ekspert për akuakulturën e ujërave të ëmbla tha se peshku mund të jetë i vjetër nga 100 deri në 200 vjet. /a.y/noa.al