Transmetuar më 23-05-2018, 13:43

Pas rastit të Naomi Musenga, një vajze 22-vjeçare e cila humbi jetën pasi ndihma e shpejtë nuk i kushtoi vëmendjen e duhur në telefon, një tjetër rast trondit Francën.

Bëhet fjalë për vdekjen e 13-vjeçarit Amaury Boyer, i cili u nda nga jeta në moshën 13-vjeçare, si pasojë e një tumori në tru.

Vogëlushi u operua dhe pas ditëve të qëndrimit në spital, u dërgua në shtëpinë e tij. Por një natë më vonës, gjendja e tij u rëndua deri sa humbi jetën.

Prindërit e tij, Ghislaine dhe Roger Boyer, kanë paditur këto ditë “Samu”, ndihmën e shpejtë franceze, duke pretenduar se nuk është treguar kujdesi i duhur për djalin dhe duke e akuzuar si përgjegjëse për mjekët.

Nëna e tij kishte telefonuar ndihmën e shpejtë mëngjesin pasues, duke iu shpjeguar se gjendja e të birit ishte përkeqësuar. Por në vend që djalit ti vihej në ndihmë, gruaja u këshillua që ti drejtohej një tjetër spitali, si më i specializuar.

Telefonon ndihmën e shpejtë por nuk e besojnë, nëna 22-vjeçare gjen vdekjen

Franca është tronditur dhe përfshirë nga polemikat pas vdekjes prej shokut hemorragjik të një vajze 22-vjeçare nga Strasburgu, e cila telefonoi ndihmën e shpejtë për të kërkuar ndihmë, por nuk e besuan dhe nuk i dërguan ambulancë.

Për shkak se mbërriti me vonesë në spital, Naomi Musenga, një nënë e re, humbi jetën për shkak të hemorragjisë së brendshme.

Ngjarja e rëndë është shënuar në 29 dhjetorin e kaluar, por këto ditë maji kanë nisur polemikat, për shkak se është publikuar telefonata, ku e ndjera kërkonte ndihmë.

Nga këtu në rrjetet sociale ka nisur hashtagu #justicepournaomi (Drejtësi për Naomi). Rezultati i parë i kësaj fushate, ishte pezullimi nga puna i centralistes në qendrën shëndetësore.

Gjatë telefonatës në numrin 118 në Samu (Service d’aide medicale urgjent- Shërbimi i urgjencës), Naomi kërkonte ndihmë, “Më ndihmoni zonjë, më ndihmoni, jam shumë keq” dhe më pas “po vdes”.

Por operatorja me përçmim, i tha të telefononte mjekun e rojes, duke thënë, “Po, po, një ditë do të vdesësh, si të gjithë”.

Më tej dëgjohet operatorja duke u tallur me vajzën që kërkonte ndihmë. Disa orë më vonë, Naomi telefonoi mjekun roje për të kërkuar ndihmë, i cili dërgoi një ambulancë.

Gjatë mbërritjes së mjekëve, Naomi ishte ende e vetëdijshme, por pak më vonë humbi jetën prej shokut hemorragjik, shkruan noa.al.

Prokuroria e Strasburgut ka nisur një hetime lidhur me këtë rast, për të hedhur dritë mbi vdekjen e së resë. /a.y/noa.al