Transmetuar më 23-05-2018, 14:30

Ditën e sotme missi i parë shqiptar Valbona Selimllari feston ditëlindjen, dhe kjo ka bërë që ndaj saj të vërshojnë urimet.

Por duket se një urim dhe surprizë shumë të bukur e ka marrë nga mikesha e saj, regjisorja Vera Grabocka.

Ajo i ka dërguar një buqetë me lule në shtëpi, ndërkohë që Valbona e cilëson Verën si engjëll në jetën e saj.

“Që në mëngjes troket dera, e ashtu si përgjumësh çohem ta hap dhe përpara meje ishte kjo buqetë e mrekullueshme dhe pas saj një engjëll që më ka mbrojtur që ditën që është futur në jetën time.

Faleminderit Vera Grabocka për dashurinë dhe kujdesin që më fal çdo ditë të jetës time, ndjehem me shumë fat që je pjesë e saj. Të dua shumë shumë”, shkruan Valbona. /a.y/noa.al