Transmetuar më 23-05-2018, 15:53

Ai ka dominuar politikën maqedonase për mbi një dekadë duke qenë kryeministër, por pas daljes në opozitë, për Nikola Gruevskin vjen edhe një lajm akoma më i vështirë.

Gjykata e ka dënuar atë me dy vite burg për abuzim me detyrën.

Ndërkohë, ish-ndihmësi i tij Gjoko Popovski është dënuar me gjashtë vite e gjysmë burg.

Ai është dënuar lidhur me një çështje penale për pranimin e dhuratave të shtrenjta.

Lidhur me këtë çështje e akuzuar është edhe ish-ministrja Gordana Jankullovska.

Me blerjen e një Mercedezi luksoz për Gruevskin, këta zyrtarë i kanë shkaktuar shtetit mbi 500 mijë euro dëm.

Ndërkohë, Gruevski akuzohet edhe për dhjetëra raste të tjera korrupsioni si dhe abuzimi me detyrën./a.m./noa.al/