Transmetuar më 23-05-2018, 16:31

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Indi ku tre të rinj kanë humbur jetën duke u mbytur në një pellg uji të thellë.

E gjitha skena është filmuar nga vetë të rinjtë që kishin lënë kameran e celularit ndezur teksa ata laheshin.

Por asnjëri prej tyre nuk dinte not, dhe aventura përfundoi në tragjedi.

Chetan Khatik 28-vjeç, Sudarshan Chanel 22-vjeç dhe Radheyshyam Khatik 27-vjeç janë tre viktimat.

Pas një xhiroje me biçikletë ata vendosën të freskoheshin pak. Por me sa duket nuk e dinin që pellgu ishte i thellë.

Në pamje janë fiksuar momentet kur ata luftojnë me vdekjen. Njëri pas tjetrit, tre të rinjtë fundosen në ujë. Të afërmit gjetën trupat e tyre pas disa orësh./a.m./noa.al/