Transmetuar më 23-05-2018, 17:25

Problemi i ushqimeve të pakontrolluara në tregje është ndër më shqetësuesit për shoqërinë shqiptare. Me gjithë aksionet që ndërmerren nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sërish situata mbetet alarmante.

AKU ka finalizuar një tjetër aksion, këtë herë në fshatin Kalasë të Delvinës ku janë sekuestruar një sasi prej 400 kilogramësh produkte bulmeti, konkretisht djathë i bardhë.

Shkak është bërë tregtimi i djathit jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

Raportohet se djathi u sekuestrua në një baxho e cila për më tepër ishte e paregjistruar dhe tregtonte produkte të pakontrolluara, jashtë kushteve hijeno-sanitare.

AKU e gjobiti pronarin e biznesit Ismail Kurra me 400 mijë lekë gjobë, sekuestroi produktin gjendje si dhe vendosi mbylljen e aktivitetit./a.m./noa.al/