Transmetuar më 23-05-2018, 17:39

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet kur zona të ndryshme në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut goditen nga qindra rrufe.

Ajo që i bën të veçanta këto pamje është fakti se janë siguruar nga hapësira.

“Gjuetari i rrufeve” Geostatinary Ligtning Mapper, i vendosur në satelitin Goes-16 ka kapur momentet spektakolare nga mijëra kilometra largësi teksa rrufetë duken që shkëlqejnë në të verdhë.

Ky satelit është hedhur në hapësirë në muajin Mars.

“Gjuetari i rrufeve” siguron informacione të rëndësishme për parashikimin e motit./a.m./noa.al/