Transmetuar më 23-05-2018, 18:06

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet shokuese kur një krokodil 400 kilogramësh sulmon një person i cili i ishte afruar dhe po e filmonte.

Ngjarja ka ndodhur në Colorado të Shteteve të Bashkuara, në një habitat të kësaj kafshe të egër.

Jay Yang u afrua më shumë seç duhej duke rrezikuar për një foto sa më të bukur.

Papritur krokodili e sulmon dhe duket teksa i këput shkopin e fotove “selfie”.

Fatmirësisht as Yang dhe as miku i tij që ndodhej aty pranë nuk pësuan lëndime.

Por ata morën një mësim se duhet të kenë kujdes kur janë në habitatin e krokodilëve./a.m./noa.al/