Transmetuar më 23-05-2018, 18:09

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Facebook, dhe shpreh shqetësimin për nxënësit të cilët janë detyruar të lajnë xhamat.

Sipas tij, ky episod ka ndodhur në shkollën “Nonda Bulka”, në Përmet, ndërsa nxënësit kanë marrë urdhër për ta bërë një gjë të tillë pasi do të vinte ministrja e Arsimit.Image may contain: plant and outdoor

“Për këtë arsye nxënësit u detyruan të kacavirren majë dritareve që të mund të arrinin xhamat, paçka se janë në proces mësimor.

Kështu janë shtrënguar të veprojnë fëmijët e shkollës “Nonda Bulk”a në Përmet.

Nën urdhërin e përgjegjëses së Arsimit dhe drejtoreshës së shkollës, mësimi është braktisur dhe gjithcka i është përkushtuar “vizitës historike”. Ja pra që “Reforma në Arsim” është kry”, shkruan Boçi. /k.k/noa.al/