Transmetuar më 23-05-2018, 18:49

Vllaznia e Shkodrës ka rënë nga kategoria superiore, pavarësisht se fitoi thellë në ndeshjen e fundit përballë Skënderbeut.

Pas Partizanit dhe Tiranës, sezonin e ardhshëm do të jenë shkodranët ata që do të provojnë shijen e të luajturit një kategori më poshtë.

Veriorët fituan përballë një Skënderbeu që luajti vetëm për statistikë.

Por, fitorja 1-5 shumëzohet me zero, pasi rivali direkt, Kamza, arriti që të fitojë derbin e kryqytetit përballë Partizanit.

Djemtë e Juljan Ahmatajt fituan me rezultatin minimal 0-1, por që mjaftoi që sezonin e ardhshëm të luajnë mes më të mirëve. /k.k/noa.al/