Transmetuar më 23-05-2018, 21:10

Ish-Kryeministri Berisha është shprehur i bindur se Edi Rama do ta shkarkojë ministrin Fatmir Xhafaj.

I ftuar në emisionin “Byro Politike”, në ABC News, Berisha tha se pas tij, në krye të ministrisë së Brendshme, do të emërohet Taulant Balla, që ai e quan Taulant Gjura.

“E vërteta është se regjistrime të tjera ka, por së çfarë përmbajtje kanë nuk e di. Ajo që nxorëm për Xhafën është trungu, dhe tregon se ka një shtet të krimit dhe të drogës. Xhafa do ikë, Taulant Gjura, Taulant Gjura do të jetë ministër i ri brendshëm.

Po Met Kanani, e di se çfarë është, ka një fuqi shumë të madhe në PS, ka gjysmën e grupit në dorë.”, ka thënë Berisha.

Ai vijon të jetë një ndër zërat më kritikë të opozitës për mazhorancën, duke shigjetuar herë pas here eksponentë të saj. /k.k/noa.al/