Transmetuar më 23-05-2018, 21:35

Ai është ndër ata personazhe që bën zhurmë sa herë që flet. Mustafa Nano ka vendosur që t’i tubullojë ujërat përsëri.

Këtë herë me një monolog, i cili flet për ato tema që ne, ç’është e vërteta, i flasim nën zë, nëpër tavolina dhe asnjëherë me zë të lartë.

Shfaqja që do të ngjisë premierë në skenë ditën e nesërme, në zhanerin “Stand Up Comedy”, ka një titull që provokon dhe që si tematike kryesore ka seksin dhe seksualitetin.

Nano ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan dhe gjatë emisionit zbuloi detaje nga show “Nuk ka k***a në këtë botë”.

“Unë nuk përdor fjalë të cilat ne i quajmë të pista në show. Ka shumë rëndësi konteksti në të cilin i themi fjalët. Unë nuk e shoh veten si provokator, nuk jam provokator. Unë përpiqem të sfidoj një pjesë të shoqërisë që e shoh të prapambetur. Diskutimi mbi seksin këtu është tabu, mua kjo më skandalizon, por ajo është gjëja më humane”, tha Nano.