Transmetuar më 23-05-2018, 21:53

Lajmi i ardhjes në Shqipëri të këngëtarit grek, Notis Sfakianakis për të organizuar një koncert ka ngjallur debate të shumta në mediat shqiptare.

Personazhe të njohur shqiptarë kanë bërë thirrje për bojkotimin e koncertit të tij. Kjo temë u diskutua mbrëmjen e djeshme edhe në emisionit “Top Show”, ku personazhet ishin të ndarë në dy kahe përsa i përket ardhjes apo jo të këngëtarit grek në Shqipëri.

Gazetari Denis Dyrnjaja ishte pro ardhjes së Sfakianakis në Shqipëri. Ai mbështeste idenë se arti dhe politika nuk duhet të përzihen me njëra-tjetrën, duke hasur kështu në kundërshtimin e gjithë të ftuarve të tjerë në këtë emision.

Duke u nisur nga ky debat, këngëtari Blero ka postuar në Instastory një foto të gazetarit Denis Dyrnjaja gjatë emisionit dhe i thotë ai që të mos debatoj më, por të largohet menjëherë nga studioja.

“Sa njeri i madh që është Denisi. Më vjen keq me kë je duke debatuar, me debila vëlla. Largohu menjëherë nga Top Show”, shkruan Blero.