Transmetuar më 23-05-2018, 22:14

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre persona u filmuan duke u mbytur, pasi kishin lënë një kamera për të xhiruar larjen e tyre në ujë.

Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, ndaluan për të bërë pak not në një pellg lokal gjatë udhëtimit të tyre me biçikletë nëpër Rajsamand në Rajasthan të Indisë Perëndimore.

Edhe pse nuk dinin të notonin, ata vendosën që të futeshin në ujë.

Ata vendosën një telefon celular në anën e pellgut.

Video tregon se si ata mundohen që të shpëtojnë pasi janë futur në ujë, por u fundosën dhe nuk dolën më.

Më vonë policia gjeti telefonin celular të tyre ku u pa video e tmerrshme. /k.k/noa.al/